Sherbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se sot parashikohet mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, shoqëruar me vetëtima dhe rrufe.
Përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Ndërsa në zonat malore reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme deri në orët e mbrëmjes me intensitet deri mesatar.
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15-18m/sek kryesisht ditën e shtunë. Deti i forcës 3-4 ballë./5pyetjet.al
Loading...