Parashikimi i motit për ditët në vijim

Dimër i vërtetë me ngrica, reshje dhe dëborë.

Gjatë orëve në vazhdim nuk priten reshje shiu, ndërsa pritet të ketë kthjellime. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e mërkurë do të ulen temperaturat, ndërsa të enjten rikthehen shtrëngatat e shiut. Më poshtë keni parashikimin e motit për të mërkurë dhe të enjte:

Parashikimi për nesër dt. 08.12.2021

Për ditën e nesërme parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Vlen për tu theksuar se për shak të kthjellimit parashikohet rënie e temperaturave në mëngjes duke prekur vlerat nga -5 deri në 5°C në relievet malore, 0°C deri në 13°C në ato të ulta si dhe 2°C deri në 14°C në ato bregdetare. Për shkak të temperaturave negative problematike do të bëhen ngricat përgajtë rrugëve kryesisht në zonat malore.

Parashikimi për dt. 09.12.2021

Kushtet atmosferike të paqëndrueshme dhe të rënduara kthehen përsëri ditën e Enjte. Moti parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar. Gjithashtu hera-herës dhe në periudha jo afatgjata reshjet e shiut fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lartësitë mbi 300 metër në veri dhe mbi 800 metër në juglindje parashikohen reshje të dendura dëbore madje edhe në formën e stuhive të dëborës. Kjo situatë do të shoqërohet edhe me erë të vrullshme në zonat luginore dhe bregdet me drejtim kryesor nga kuadrati I jugut dhe shpejtësi që arrijnë deri në 12-17m/s shoqëruar me dallgëzim të lartë të shkallës 5-6 ballë.

Loading...