Sipas Meteoalb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash do te mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites, duke sjellë herë pas herë shira të izoluar.
Mbrëmja sërish sjellë një sistem të dendur vranësirash në territorin shqiptar duke gjeneruar rrebeshe shiu shoqëruar me stuhi afat-shkurtra ere.
Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja sjell shtim të vranësirave në zonat perëndimore duke rrezikuar shira të izoluar.
Maqedonia e Veriut
Deri në mesditë moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme, ku më të shpeshta paraqiten në zonat perëndimore. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në të njëjtat kushte të motit.
Rajoni dhe Europa
Vijon Rajoni i Ballkanit, Europa Qendrore dhe Veriore në ndikimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut. Ndërsa Lindja e Europës, Brigjet e Egjeut dhe Gadishulli Iberik paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare.