Parashuta e dedikuar për Donaldin dhe Borën, reagon nëna e Beatrix

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë ndezur gjakrat, pas ngjarjes së ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Ditën e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ka ndodhur një ngjarje e cila e mori gjithë vëmendjen e banorëve dhe mediave rozë.

Në shtëpi u futen tre parashuta për aktorin, Donald Veshaj, e që njëra prej tyre kishte të shënuar datën e ditëlindjes së ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemanit.

Aktori diskutojë këtë çështje me partneren e tij Beatrix Ramosaj, e cila ka vendosur t’i përgjigjet duke i thënë:

“Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhe pjesë e jotja”

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe nëna e këngëtares kosovare, Beatrix Ramosajt, Antigona.

Ajo ka postuar një video të Beatrix në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shkruhet “Shpirti bardhë Triksa”. Videoja është montuar nga një ‘fanpage’ dhe ndërthuret me fjalët:

“-Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë… Trixa dhe fansat e Trixës Ju dua”

Loading...