Një video e një incidentit të paprecedentë me protagonist një parashutist është publikuar nga mediat greke, ku mbeti i varur në qiell hapur për disa minuta jashtë avionit C-130 me te cilin po bënte stërvitje.
Gjithçka filloi kur avioni C-130 u ngrit nga aeroporti i Larnakës në Qipro në një lartësi 5000 këmbë.
Parashutiste ishte i pari në radhë midis 40 parashutistëve të tjerë të cilët ishin nisur për stërvitje. Por gjërat nuk shkuan aq mirë për parashutistin që mbeti i varur në avion për disa minuta.
Në momentin që ai u hodh, parashuta e tij nuk u hap, e për pasojë parashutisti mbeti varur në ajër me rripin e sigurimit që ishte i gjatë 4.5 metra.
Megjithatë parashutisti nuk u dorëzua, ai tentoi të hapte parashutën e tij teksa qëndronte i varur në ajër, por nuk ia doli. Parashutistet e tjerë e tërhoqën litarin e sigurisë, duke e marrë atë brenda.