Policia zbuloi nje parcele me kanabis ne Vlore duke vene ne pranga dy persona gjatë operacionit të koduar “Selenica”.
Janë sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Përmes kontrolleve dhe informacioneve nga banorët, në banesën e shtetasit L. B., 28 vjeç, banues në fshatin Amonicë të Selenicës janë sekuestruar rreth 11 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia ka arrestuar edhe shtetasin Z. H., 48 vjeç, banues në Mesaplik të Selenicës, pasi gjatë kontrollit në territorin përreth banesës së tij janë konstatuar të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit L. B. dhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit Z. H.