Parku arkeologjik i Amantias një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës/ Ndërhyrje konservuese dhe restauruese në varret monumentale të qytetit të lashtë

Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet kryesore turistike për qarkun e Vlorës, ku interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj për të vizituar këtë park arkeologjik vitet e fundit shënon rritje të dukshme.

Gjatë këtij viti, në kuadër të projektit “ Ndërhyrje rehabilituese dhe konservuese në nekropolin e Parkut Arkeologjik të Amantias”, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Vlorë në partneritet me European Heritage Volunteers realizoi disa ndërhyrje konservuese dhe restauruese në varret monumentale të këtij nekropoli.

Sipas DRKK-së, ndër ndërhyrjet më të rëndësishme ishin restaurimi i fasadës jugperëndimore të varrit të çifutit me anë të anastilozës A si dhe konsolidimi i strukturave prej tulle brenda varrit monumental 107.

Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure.

Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para.

Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit./atsh

Loading...