Parlamenti Europian me rregulla të reja: Ndalon disa produkte plastike

Parlamenti Europian ka mbështetur një ndalim të gjerë të produkteve plastike, në mënyrë për të parandaluar ndotjen e detit, fushave dhe rrugëve ujore, transmeton gazetametro.net.

Sipas rregullave të reja, produktet plastike të cilat përdoren vetëm njëherë, do të ndalohen plotësisht deri në vitin 2021.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian janë të obliguara që deri në vitin 2025 të riciklojnë 90 për qind të shisheve, kjo për të ndihmuar në ruajtjen e ambientit.

Parlamenti mbështeti propozimin me një shumicë 571-53 në selinë në Strasburg të Francës.

Produkte plastike më të vogla se 5 milimetra janë gjetur më herët në ujë, kafshë dhe ushqim, por deri tani studimet nuk kanë treguar se ato ekspozojnë rrezik për njeriun

Loading...