Parlamenti i Irakut miratoi një rezolutë nëpërmjet së cilës i kërkon trupave të huaja ushtarake të largohen nga vendi një vendim që pason sulmin ajror amerikan gjatë të cilit u vra gjenerali iranian Qasem Soleimani.
“Qeveria irakiane merr përsipër të anulojë kërkesën e saj për ndihmë nga koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin ekstremist të Shtetit Islamik për shkak të përfundimit të operacioneve ushtarake në Irak dhe arritjes së fitores”, thuhej në rezolutën e miratuar sot.
Qeveria e kryeministrit Adil Abdul-Mahdi duhet “të punojë për t’i dhënë fund pranisë të të gjitha trupave huaj në tokën irakiane dhe t’i ndalojë ata të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin për çdo arsye”, shtonte rezoluta.
Ndërkohë koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja që po lufton Shtetin Islamik në Irak e Siri njoftoi të dielën se tani për tani ka ndalur shumicën e operacioneve kundër militantëve dhe është përqëndruar në mbrojtjen e forcave dhe bazave të koalicionit, në mesin tensioneve në rritje me Iranin. Një zëdhënës theksoi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja do të vazhdojë të kryejnë disa operacione dhe se do të veprojë për vetëmbrojtje kundër militantë./zeri amerikes