Parlamenti shkarkon Arben Malajn si anëtar te Keshillit Mbikëqyrës të BSH

Parlamenti i Shqipërisë ka vendosur shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit te Keshillit Mbikëqyrës te Bankes se Shqiperise me 72 vota pro dhe 10 kundër. 

Parlamenti po ashtu ka miratuar zgjatjen e gjendjes së emergjencës me 92 vota pro.

Ndërkaq, Arben Ahmetaj u konfirmua si ministër i Rindërtimit, duke marrë 97 vota pro nga anëtarët e parlamentit.

Me votën e shumicës së deputetëve, është vendosur të miratohet projekti antishpifje. Është për t’u theksuar se në këto dy ligje, Ditmir Bushati ka abstenuar.

Kjo është një shenjë e Ditmir Bushatit ndaj këtyre nismave. Bushati ka kërkuar tërheqjen e ligjit, sepse bie në kundërshtim me standardet dhe ka pasur debate të forta, e kundërshti edhe nga pala opozitare. 

Pritet që kreu i shtetit Ilir Meta pritet ta kthejë paketën ligjore antishpifje në parlament.

Në seancën e sotme janë miratuar një sërë ligjesh. U miratua buxheti i shtetit 2020. Me votat e maxhorancës janë rrëzuar ligjet për korporatën e investimeve dhe ligji për rininë. 

U votua edhe shkarkimi i Arben Malajt, kurse u miratua vendimi për të dekretuar ministër për Rindërtimin Arben Ahmetajn.

Edhe pse mazhoranca ka në parlament 79 deputetë. Malaj u shkarkua me 72 vota.

Loading...