Parodistët e Vlorës këngë sensibilizuese për qytetarët: Qëndroni në shtëpi!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga parodistët e Vlorës.

Ata i kanë kushtuar një këngë situatës që po kalon vendi ynë nga koronavirusi, duke ngritur moralin e qytetarëve të Vlorës, por jo vetëm.

Dy parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, së bashku me këngëtarin dhe kompozitorin vlonjatë Artur Dhamo, nëpërmjet këngës së tyre apelojnë qytetarët të qëndrojnë në shtëpi deri sa periudha e vështirë e koronavirusit të kalojë dhe më pas të gjithë mund t’i rikthehemi jetëve tona normale.

“Edhe ti more trimosh, bëj si ne që të shpëtosh. Jepe besën jepe fjalën të gjithë së bashku do t’ia dalim”, janë disa nga vargjet e parodistëve të Vlorës.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/170929490637447/?t=0

Loading...