Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e të gjithë shqiptarëve këtë herë me një mesazh në Facebook. Më anë të një videomesazhi, Rama tha se mandatin e tretë duhet ta fitojë PS, pasi duhet të përfundojë punët e pambaruara.
“Kemi marrë goditje të rënda dhe jemi përballur me sfida të mëdha. E di që disa janë të pakënaqur që nuk janë përmbushur të gjitha pritshmëritë e mandatit të dytë. As unë nuk jam i kënaqur asnjëherë, por të mos harrojmë çfarë kemi hequr në këto kohë kaq të mallkuara”, shprehet Rama. Ky i fundit thekson se kantierët e ndërtimit janë më shumta se asnjëherë tjetër dhe se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit puna vijon dhe se nuk ka kohë për pushim.
Loading...