Partneri dhe djali i Hueyda El Saied prekin me fjalët: Do na mungosh!

Pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, ka ardhur një reagim nga partneri i saj, Thierry dhe djalit të saj Gabriel. Nëpërmjet një postimi në profilin e artistes, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, mirënjohje për të gjithë ata që iu kanë qëndruar afër në këto momente të vështira.
Duke i shprehur mirënjohjen të gjithë personave që i qëndruan pranë në këtë moment të vështirë, në letër Thierry shkruan se Hueyda do u mungojë shumë. Ai e falenderon artisten për dhuratën që i bëri, Gabrielin

Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied dha frymën e fundit me 23 nëntor. Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante prej më shumë se një viti nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sot sytë përgjithmonë. Artistja, e cila jetonte në Luksemburg, ishte në luftë prej 1 viti me sëmundjen e tumorit, i cili e kishte prekur në pjesën e gjirit.

Loading...