E ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ishte Albulena, një vajzë nga Prizreni, e martuar me një djalë nga Tirana.
Çifti tani jetojnë në Gjermani dhe janë bërë prindër. Mirëpo për të plotësuar dëshirë e tyre të madhe, atyre iu është dashur 15 vjet.
“Unë dhe bashkëshorti kemi 15 vite së bashku, kemi patur peripecitë, sfidat tona, por i kemi kaluar me besim.
Ne u njohëm rastësisht në Durrës, ka qenë një dashuri plazhi.
Ja ku është prova që dashuritë e plazhit mbijetojnë.
Në fillim kishim prioritet shkollën, studimet, por pastaj vjen një moment që njeriu kërkon të zgjerojë familjen.
Kur mbusha 25 vjeç doja të kisha një bebe, si të gjithë bashkëmoshataret e mia, mirëpo nuk po vinte.
Përveç vizitave të rregullta tek mjeku, duke qenë se gjithçka ishte në rregull nuk e menduam të provonim metoda të tjera, si in-vitro. Kam patur gjithmonë besim dhe kam qëndruar pozitive dhe ja pas 15 vitesh mora epitetin nënë”, tregoi Albulena.