Pas 18 vitesh u largua nga Portokallia, ky është dhe televizioni ku do të shohim Florjan Binajn

Aktori i humorit Florjan Binaj disa ditë më parë bëri me dije se pas 18 vitesh po largohej nga Portokallia. E kur të gjithë po mendonim se aktori u largua përfundimisht nga ekrani, ai ka përgatitur një suprizë për të gjithë fansat e tij.
Shumë ndryshe nga si jemi parë ta shohim, aktori kësaj here do të veshë kostumin e moderatorit dhe do të sjellë në ekran problematikat e shoqërisë shqiptare.

Në krah të tij do të jetë këngëtarja Arilena Ara dhe të dy së bashku do të sjellin në “Abc News”, emisionin më të ri të titulluar “Piranjat”.
“Piranjat” pritet të jetë një emision investigative duke u bërë zëri i problematikave të shoqërisë, ku nuk do të mungojnë as situatat gazmore.

Loading...