Pas 20 vitesh,avionët e ushtrisë amerikane ulën për herë te pas ne bazën e Kucovës

Per here te pare pas 20 vitesh në bazën ushtarake të Kuçovës është bërë ulja e avionit të tipit “MC-130J Commando II”.

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

“Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa. ”

Loading...