Pas 22 vitesh përpjekje, merr certifikatën e pronës

Pas 22 vitesh përpjekjesh, Vikor Beleshi nga Sukthi i Durrësit mori certifikatën e pronës, pas ankesës në portin “shqiperiaqeduam.al”.

Në vitin 1996 Vikori kishte aplikuar pranë Zyrës vendore së Pasurive të Paluajtshme për regjistrimin e pronës së tij. Por, në këto 22 vite edhe pas përpjekjeve të shumta dhe duke kryer riaplikime dhe dorëzim dokumentacioni.

Belleshi iu drejtua platformës “shqiperiaqeduam.al” dhe në 25 tetor iu dorëzua certifikata e pronës.

Në takimin e zhvilluar sot me koordinatorët e bashkëqeverisjes, në Kryeministri, duke falënderuar për zgjidhjen e problemit të tij, Beleshi tha se “nga 2005 të paktën çdo vit kam bërë një herë aplikim pranë Zyrës së Regjistrimit të Pronës së Paluajtshme. Kisha dokument të 1996 me hipotekë të noterizuar dhe nuk e njihnin. Falë platformës u ankova dhe mora përgjigjen e saktë”.

“Faleminderit dhe puna e bërë nuk ka nevojë për reklamë, flet vetë”, tha Beleshi.

Kryeministri Edi Rama theksoi se “kjo që ne bëjmë është një farë mënyre një reklamë e nje produkti e platformës për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm që kanë në dispozicion një produkt të ri inovativ në telefonin e tyre, në njësinë administrative, apo zyrën postare më të afërt, përmes të cilit mund të zgjidhin problemet që bëhen të pazgjidhshme për shkak të administratës dhe të personave që janë larg së qeni të vetëdijshëm për rolin e tyre në zyrat e shtetit”.

“Faleminderit që na ndihmoni ju se do të ishte e mangët dhe jo efikase, nëse do të isha vetëm unë që flisja, apo koordinatorët, apo do të ishte thjesht qeveria që do të fliste duke parë rastet e njerëzve të zakonshëm”, – nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se “çdo njeri i zakonshëm në mos besimin krijon kuriozitetin për të provuar platformën, e cila është pa asnjë shpenzim kohe dhe financiar”.ATSH

Loading...