Fotografia e Amin al-Zahed, ishte postuar në një faqe në “Instagram” kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.
Pas shpërthimit katastrofik humbën jetën rreth 145 persona dhe mbetën të plagosur mijëra të tjerë. Ndërkohë që shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.
Një foto e postuar në mediat sociale, tregon një burrë në kuvertën e një anijeje, i cili po mban një të plagosur, të larë në gjak. I plagosuri thuhet se është Amin al-Zahet, punëtori i portit.
Ai u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Loading...