Pas 39 vitesh në koma humb jetën legjenda e futbollit francez

Futbollisti franez Jean Pierre Adams është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare pasi kaloi 39 vjet në koma.

Adams ishte vetëm 34 vjeç kur ra në një gjendje kome të thellë në vitin 1982 pas një gabimi në anestezi gjatë operacionit rutinë të gjurit.

Thuhet se ai ishte në gjendje të mirë për të hyrë në operacion dhe pritej të zgjohej vetëm pas disa orësh. Mirëpo, një gabim i mjekëve gjatë anestezisë bëri që Adams të futej në koma për 39 vjet.

Ai u shpall i vdekur ditën e hënë në Spitalin Universitar Nimes. 73-vjeçari lindi në Dakar, Senegal, në 1948 dhe vazhdoi të luante 22 herë për ekipin kombëtar të Francës nga 1972 deri në 1976.

Loading...