Pas 70 vitesh një familje ruse zbulon se ka jetuar…mbi një predhë të LIIB

Një familje në Shën Petersburg vuri re se ata kishin jetuar për më shumë se 70 vjet mbi një predhe, të zbuluar të hënën nën dyshemenë e apartamentit të tyre.

‘’Banorët e ndërtesës që ndodhet në qendër të qytetit të dytë më të madh të Rusisë zbuluan, gjatë punimeve të rinovimit, një predhë që datonte nga Lufta e Dytë Botërore, pikërisht poshtë dyshemesë se tyre ’’, pohon për median një zyrtare e Administratës së Qarkut Petrogradski të Shën Petersburgut, Alexandra Sokolova.

Të gjithë banorët që jetonin aty u evakuan disa orë pas zbulimit dhe predha u hoq me kujdes nga shërbimet e specializuara të dërguara në vendngjarje.

Mes viteve 1941 dhe 1944, Leningradi (emri sovjetik i Shën Petersburgut) u rrethua nga trupat naziste. Qyteti, aty ku qindra mijëra persona vdiqën nga uria, u bë shënjestër e bombardimeve të shumta dhe të shtënave të artilerisë gjatë asaj periudhe./ atsh/

Loading...