Pas Aeroportit të Vlorës edhe dy projekte të mëdha, do të prezantohen me garë të hapur ndërkombëtare

Pas Aeroportit të Vlorës edhe dy projekte të mëdha, do të prezantohen me garë të hapur ndërkombëtare, konkretisht, Aksi Thumanë-Rrogozhinë pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian dhe Tuneli i Llogarasë.

Të tria këto konsideroheni vepra të rëndësishme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë.

“Ne planifikojmë që të lançojmë tre nga projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë baza mbështetëse e ekonomisë.

Në kuadër të politikës për zhvillimin e turizmit, si një nga strategjitë më të forta për rritjen ekonomike, kjo paketë e tre projekteve të mëdha infrastrukturore lançohet brenda pak javësh”, ka bërë të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të proriteteve për zhvillimin e infrastrukturës në 2020.

Pas hapjes së garës një ditë më parë për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që sikurse ka nënvizuar Balluku “do jetë një aeroport ndërkombëtar i përmasave të një kategorie të lartë, pra më e lartë se TIA”, ajo ka bërë me dije investime të tjera me impakt në turizëm dhe ekonomi.

“Një nga projektet agresiv që ne besojmë se është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit, por edhe për konektivitetin, si një nga elementët më të rëndësishëm të bashkëpunimit rajonal, është aksi i kategorisë A2, i cili parashikohet të ndërtohet, si pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian nga Thumana në Rrogozhinë.

Dhe për të plotësuar këtë paketë, një tjetër element i rëndësishëm strategjik, që jo vetëm plotëson logjistikën moderne të turizmit, por konsiderohet nga ne si një element i sigurt i nxitjes ekonomike dhe ky është dhe tuneli i Llogarasë”, ka deklaruar Balluku. u shpreh më herët ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë prezantimit të p/buxhetit në komisionin e Veprimtarive Prodhuese./atsh

Loading...