Një rrugë e re në Tiranë do të mbajë emrin e ish-ministrit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi.
Lajmi u bë sot me dije nga kryebashiaku Erion Veliaj, i cili më herët prezantoi shkollën e re “Bashkim Fino” në Njësinë numër 2.
Kreu i bashkisë së Tiranës u shpreh se do vlerësohen jo vetëm figura të të majtës por edhe të të djathtës, që kanë lënë gjurmë në komunitet.
“Kemi marrë gjithashtu një propozim për një rrugë në këtë zonë, në Njësinë numër 2, me emrin Sokol Olldashi, ndaj duam që edhe atë koleg e mik ta respektojmë gjithashtu dhe besoj që Tirana do të jetë më dinjitoze me rrugë dhe shkolla cilësore, por edhe me emra dinjitozë të atyre që i kanë shërbyer këtij vendi.
Loading...