Pas eksperiencës në politikë si guvernator i Kalifornisë, aktori i 71-vjecar i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger vjen si këngëtar!

Pas eksperiencës në politikë si guvernator i Kalifornisë, aktori i njohur i Hollivudit, Arnold Schwarzenegger, ka bërë debutimin edhe në muzikë, ku ka si synim të ndjekë ëndrrën e tij.

Aktori 71-vjeçar në këngën e tij të parë, të titulluar “Pump it up” (këngë motivuese), ka bashkëpunuar me këngëtarin austriak, Andreas Gabalier.

Gabalier, 34, vjeç, ka kënduar për karrierën frymëzuese të Arnoldit si një njeri me trup të admirueshëm dhe një yll filmi, teksa mori një ndihmë të vogël nga Schwarzenegger, i cili nuk kishte frikë të këndonte vargjet e tij.

Arnold Schwarzenegger

“Hej, unë jam Arnold Schwarzenegger dhe dëgjoni me kujdes”, filloi ai, duke shtuar se, “Gërmoni thellë poshtë dhe pyesni veten, kush doni të jeni. Jo çfarë, por kush – nëse besoni se suksesi do të vijë tek ju, duhet të punoni shumë, besoni vetë dhe të gjitha ëndrrat tuaja do të vijnë”.

Videoja muzikore shfaq klipet e artistit si një kampion i bodybuilding, si dhe një aktor i filmit që ka filluar me “The Terminator”.

Së fundmi është bërë e ditur, se po rikthehet “The Terminator” bashkë me Arnoldin, premiera e të cilit është me 1 maj të këtij viti.

Loading...