Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar monumentin e Thimio Lolit në fshatin Krane të Delvinës, ngjarje që është quajtur si provokim i rëndë nga minoritarët grekë të fshatit.
Banorët kanë raportuar se autorët shfrytëzuan momentin kur ata ndodheshin në kafen e fshatit, për të shkatërruar bustin e luftëtarit, përkrahës të “Vorio Epirit” Thimio Loli.
Pasi kanë shkatërruar pllakatën, ata kanë ulur flamurin grek dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Thimio Loli ka marrë pjesë në masakrat e shqiptarëve në 1914, ka punuar për silogjet “Vorio Epirote”, udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e me radhë në gjithë jugun. Masakroi çamët në 1944 krah Zervës, por dikush vendosi ta nderojë me bust në fshatin Krane të Delvinës.