Pas ferrit të ‘Luciferit’, Italinë e presin stuhitë

Italia po kalon ditët më të nxehta, por me sa duket do të jenë dhe të fundit për këtë verë.

Meterologët atje thonë se pas 15 gushtit do të ndihen shenjat e para të vjeshtës, kështu që kush është me pushime le të shijojë ditët e fundit.

Pas anticikloni “Lucifer” që ka përfshirë Italinë ditët e fundit, do të ketë stuhi, breshër me temperatura që do të zbresin deri në 12 gradë veçanërisht në Qendër-Veri por edhe në Jug.

Midis të hënës 16 dhe të martës 17 gusht – shpjegojnë meteorologët – parashikimet tregojnë se një stuhi e fuqishme do të përfshijë thujse të gjithë Italinë.

Kjo mund të shkaktojë një përkeqësim të motit me breshër, stuhi në Alpet, Luginën Po dhe Apeninet Toskane-Emiliane, deri në Lazio dhe Abruzzo , dhe pastaj të zgjerohet edhe në pjesën tjetër të Jugut .

Për shkak të motit të keq të mundshëm, temperaturat në rajonet qendrore-veriore pritet të bien dhe bora e parë mund të shfaqet edhe në majat më të larta, në 3000 metra.

Në Jug moti i keq do të vijë më i zbutur, por do të ketë stuhi dhe një rënie të temperaturave me ardhjen e erërave të forta që do të sjellin trazimin e deteve, deri në nivelet e stuhisë në Adriatik dhe Tirreno.

Loading...