Pas hapjes së vendit, çfarë mund të ndodhë? Ja cfarë paralajmëron Zv.ministrja Rakacolli

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se nëse nuk respektohen masat e vendosura nga autoritetet, ka rrezik që kurba e shifrave me koronavirus në vendin tonë të ngrihet.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Real Story’, Rakacolli tha se me planin gradual të hapjes do të shihen shifrat për 2 javë pas hapjes, ndërsa theksoi se nëse ndodh më e keqja, do të rikthemi tek masatë para.

“Ne patjetër që jemi në rrezik për ta çuar kurbën sipër, nëse nuk respektohet ato masa. Është një plan gradual, që do të vlerësohet për dy javë nga fillimi.

Nëse numrat nuk shkojnë ashtu siç mendojmë, mund të hiqen dhe këto masa që janë marrë.

Është parashikuar që të bëhet hapja me faza, është e rëndësishme që të bashkëpunojmë me qytetarët. Nëse nuk kemi bashkërendim e bashkëpunim, ka mundësi që epidemia mos të shkojë në ato shifra që ne mendojmë.”, tha Rakacolli.

Loading...