Pas kritikave për këtë foto, reporteri vrau veten

Kevin Carter një nga fotoreporterët më të famshëm të Afrikës së Jugut, në vitin 1994 ka kryer vetëvrasje, dy muaj pasi iu dha çmimi prestigjioz “Pulitzer” për një foto të një vajze të uritur nga marsi i vitit 1993, në kohën kur Sudanin e kishte goditur kriza e urisë.

Carter së bashku me disa shokë të tjerë fotoreporterë ishin pjesë e kolektivit, që u bë i njohur si “Klubi Bang-Bang”.

Shkretëtira e mjeruar e gjeti veten në qendër të opinionit botëror, pasi imazhit që Carter i bëri një vajze të vogël dhe shqiponjës e cila me padurim priste frymëmarrjen e saj të fundit.
Carter bëri foton që përshkroi katastrofën humanitare nëpër të cilën po kalonte Sudani.
Fotoja është përzgjedhur për çmimin prestigjioz Pulitzer, i cili Carter i siguroi famë në korridoret fotografike në mbarë botën, shkruan Metro.

Fotoja solli vëmendjen në të gjithë botën për tragjeditë që ndodhin në Afrikë. Shumë njerëz kritikuan Carter që nuk e ndihmoi vajzën, por ata nuk e dinin që atë ditë Kevin ishte i rrethuar nga ushtarë të armatosur dhe për shkak të urdhrave të rreptë, ata nuk u lejuan të preknin ose të ndërvepronin me viktimat e urisë.

Dy muaj pasi mori çmimin, Carter bëri vetëvrasje. Kjo erdhi si pasojë e stresit nga raportimet për dhunën dhe vdekjet, Carter pati probleme me depresionin dhe përdorimin e drogës.

Loading...