Pas Malumës një tjetër super yll i muzikës botërore në Shqipëri?

Pasi Maluma ndezi publikun shqiptar me prezencën e tij në Tiranë po flitet për një tjetër emër të njohur, i cili mund të vijë së shpejti në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Robbie Williams.

Ka qenë regjisori dhe producenti Petri Bozo që ka zbuluar një lajm të tillë.

Gjatë bisedës në “Ditë pas dite”, ai tregoi se “Netët e Klipit” do të fillojnë në muajin prill dhe sigurisht që finalja e madhe do të jetë një spektakël gjigant ku do të ndahen edhe çmimet.

Spektali ka nisur që në vitin 2002 dhe ky është viti i 19-të që po realizohet.

Gjatë bisedës, u fol gjithashtu edhe për siglën e veçantë që e shoqëron prej vitesh dhe Bozo zbuloi një surprizë shumë të bukur që ka rezervuar për 20 vjetorin e spektaklit.

Ai po punon për të sjellë Robbie Williams në Shqipëri.

“Në 20 vjetor jam në tentativa që ta ftoj Robbie Williams në Shqipëri, ose aty ku do të bëjmë finalen sepse lajtmotivi që unë e fillova këtë muzikë ishte sepse timbri i zërit tim ishte pothuajse i ngjashëm me të”- u shpreh regjisori.

Loading...