Pas ndarjes nga biznesmeni, vajza e Eli Farës sërish mes jetës së luksit/ Kush është i dashuri misterioz?

Vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, ka qenë vitet e fundit në qendër të vëmendjes për jetën e saj private. Kjo pasi në rrjetin e saj social Instagram, ajo publikon shpesh detaje dhe momente nga përditshmëria, por edhe foto e deklarata për “çështjet e zemrës”.

Marina është bërë gjithnjë pjesë e lajmeve rozë, teksa ndër vite duket se nuk i ka ecur shumë në dashuri, pasi lidhjet dhe fejesa i kanë dështuar. Së fundmi, në mediat qarkulloi lajmi se Fara i kishte dhënë fund lidhjes prej disa muajsh me biznesmenin shkodran, me të cilin ajo vetë kishte bërë publike foto të të dyve nga pushimet në Dubai. Marina nuk reagoi për këtë lajm, duke mos dhënë asnjë detaj se përse kjo lidhje që dukej plot pasion, mori fund në më pak se një vit. Por tashmë duket se ana sentimentale e saj është në fazën më të mirë të mundshme, e këtë ajo e ka treguar mjaft qartë këtë Shën Valentin.

Fara mbrëmjen e djeshme ka marrë një buqetë të madhe me trëndafila, si shenjë dashurie nga partneri i saj. Si për ta falënderuar apo për t’i treguar edhe publikisht se sa shumë e do, ajo i ka bërë disa dedikime në Instagram. “Je dashuria që përjetohet vetëm një herë në jetë, je bekimi im”, shkruan ajo.
“Sot festojmë vendimin më të mirë që kemi marrë ndonjëherë, je bekimi im, të duaaa”, shkruan ajo, duke i bërë ndjekësit kureshtarë se cili është ai vendim që ata kanë marrë.

A është ky një sinjal se gjërat mes tyre po bëhen serioze?! Por mesazhet e saj nuk ndalen këtu, pasi më tej vijon: Se dhurata ime më e bukur je ti! Pak muaj më parë, i dashuri misterioz të cilin ajo ende nuk ka vendosur të na e tregojë, i bëri dhuratë asaj një makinë luksi, një Range Rover të bardhë. E ndërsa Marina shijon dashurinë e saj të re, sërish mes dhuratash e jete luksi, fansat e presin që t’u prezantojnë djalin që i ka marrë mendjen e zemrën.

Loading...