Pas përfundimit të votimit, Basha festoi, hapi shampanjë dhe preu tortën e fitores

Është zbardhur prapaskena e mesditës së 25 prillit, pasi përfundoi votimi në vend. Mësohet se kreu i PD, Lulzim Basha ka festuar, duke menduar se fitorja ishte e PD. Sapo u publikua exit polli në TC nga Baton Haxhiu, i cili tregonte një rezultat të ngushtë dhe se në mënyrë surprizë PD kishte arritur të fitonte në Tiranë, Basha doli fytyrqeshur në një deklaratë për shtyp, ku thoshte se vullneti i popullit është në kutitë e votimit.
Pas deklaratës, thuhet se Basha ka hapur shampanjën në zyrën e vet, duke festuar me njerëzit e tij të ngushtë. Madje, kanë prerë dhe ngrënë edhe tortën e fitores. Ata kanë qenë të sigurtë për fitoren e zgjedhjeve dhe nuk e kanë përmbajtur dot veten, edhe pse numërimi i votave nuk kishte nisur ende, sa kanë nisur edhe të bëjnë planet se si do të ndajnë pushtetin.

Madje, festa ka nisur edhe në televizionin e familjes Berisha, me në krye Çim Pekën dhe drejtuesit e tjerë, të cilët kanë hapur shishet me verë për fitoren e zgjedhjeve. Por gjithçka ka marrë fund vetëm pak orë më pas, kur janë hapur kutitë e para dhe kur rezultati ka qenë dramatik për PD-në. /TemA

Loading...