Këngëtari i njohur, Mentor Haziri nuk është pranuar në edicionin e 60-të në “Festivalin e Këngës” në RTSH. Në lidhje me këtë këngëtari ka reaguar shumë i revoltuar.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai është shprehur se nuk ka marrë asnjë shpjegim nga ana e organizatorëve edhe pse kënga e tij ishte orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda.
Ndër të tjera ai ka bërë një deklaratë të bujshme se diskriminohen këngëtarët nga Kosova në këtë festival.
Postimi i plotë i Hazirit:
“Deklaratë lidhur me Festivalin e RTSH se !
Kënga ime e re e shkruar nga unë dhe e orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk u pranua në FEST RTSH pa dhënë asnjë arsye të vetme ! Në të kaluarën ma kanë thënë që ështëe festival i ndyte e i zhytun në korrupsion ku kënga shitet me pazare nëpër korridore shumë kohë para – kurrë skam besu sepse jam rrit duke pa ate Festival me kengetarë të vjetër e ikona të asaj kohe. Sot fatkeqësisht e vërtetova këtë të keqe dhe po ashtu vertetova se ai Festival si don shqiptarët nga Kosova aty sepse bëjnë konkurencën. Asnjë nga Kosova nuk është konkurent aty këtë vit, po bash ketu dua të ndërlidhem. Një gjë dua te potencoj që Kosovarja Rona Nishliu ja u zbardhi fytyrën në Eurovizion dhe sot performanca dhe kanga e saj KOSOVARE dëgjohet ende nepër botë dhe është kangë historike e Eurovizionit. Marre ju qofte juve – Komisioni i turpit Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni – qe u frikesuat aq shume nga nje shqiptar i Kosovës sa qe nuk ja dhatë mundesinë as te garoj me të tjeret sepse jeni mesuar me festivale orgjish playbacku gje që fatkeqesisht unë se bëj dot por këndoj live, dhe mos harroni shumë shpejt në Kosovë bahet Festivali i cili perfaqeson Kosoven ne Eurosong. Dhe ju do humbni shume nga artistet kosovare te cilet qe nga viti 2000 sollen Pop-in Rock – un Hip Hopin Jazz in e Funk un ne muziken e Shqiperise.
Kjo kange do vije se shpejti me videoklip dhe e shihni arsyen pse keta nuk e pranuan sepse frikesohen nga e mira nga origjinalja nga muzika e vertete prandaj. Turp amatera. Kam filluar te besoj ne kombin kosovar”.