Ka përfunduar takimi i dytë mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç i mbajtur sot në Bruksel.
Albin Kurti u shpreh se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por sipas tij ajo u refuzua ende pa u lexuar.
Kurti tha se marrëveshja, që ai tha se ishte deklaratë e paqes, ishte e përgatitur nga ai dhe e balancuar.
“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.
Media serbe “B92” raporton se gjatë takimit Kurti e ak uzoi Serbinë për tri gjen ocide të kryera ndaj shqiptarëve dhe mori një kundërpërgjigje të ashpër.
Presidenti i Serbisë tha se nuk po beson “se njerëzit po kthehen 150 vite prapa dhe po flasin për të kaluarën”, duke iu referuar kryeministrit kosovar.
“Ishin tri pika, të intensifikojmë përpjekjet e përbashkëta për identifikimin e personave të zhd ukur, të përmbahemi nga gjërat që mund të përshkallëzojnë situatën dhe që dialoguesit të takohen rregullisht”, ka thënë Vuçiç për agjencinë Tanjug.
Po ashtu Vuçiç ka ak uzuar Kurtin se gjatë gjithë kohës ka insistuar për gjëra që nuk kishte pajtim të Serbisë dhe të BE-së.
“Qëndrimi i tyre ishte se Serbia është fajtore për tri gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë”, tha ai.
“Gjithçka po sillet rreth asaj që të shtyhet Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njerëzit në BE nuk po besojnë atë që po dëgjojnë. Njeriu u kthye në shekullin XIX. Siç po e shihni, jam i brengosur”, shtoi presidenti i Serbisë.
Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.