Pas takit me ambasadoren Youri Kim, flet Gledis Nano: Kjo luftë nuk bëhet vetëm

Sot u realizua një takim mes ambasadores Youri Kim dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e policisë së shtetit, Gledis Nanon. Në një konferencë të përbashkët për mediat, numri një i policisë tha se kërkoi mbështetje nga SHBA, pasi “lufta ndaj krimit nuk bëhet vetëm”

“Kërkova mbështetje nga SHBA për policinë e Shtetit. Kjo është një luftë që nuk mund të bëhet vetëm. Jam i bindur që bashkë do t’ia dalim për të patur më shumë rend dhe siguri në vendin tonë. Siç dihet SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe kemi mbështetjen kryesore të Policisë së Shtetit për trajnimet, logjistikën”, tha Gledis Nano.

Nga ana tjetër, ambasadorja rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për policinë shqiptare. Kim theksoi rëndësinë që policia të ruajë e të rrisë besimin e publikut, si dhe të mos ndikohet nga jashtë.

“Pati një takim shumë të mirë me Gledis Nanon. Erdha për ta takuar dhe përgëzuar për pozicionin e ri. Për ne bashkëpunimi i fortë SHBA-Shqipëri, për çështjet e ligjzbatimit, mbetet i rëndësishëm. Në do vazhdojmë të ofrojmë mbështetje. Diskutuam rëndësinë që policia të rrisë besimin e publikut. Unë dhe Nano jemi mbështetës të fortë të policisë. Shpesh policët rrezikojnë shumë, madje ndonjëherë edhe duke humbur jetën për të ruajtur qytetarët”, tha ambasadorja Yuri Kim

Loading...