Pas v.rasjes se shqiptarit, “Blindohet” kufiri Shqipëri-Greqi

Forca të shumta policore kanë blinduar dy anët e kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë pas vr.asjes së shqiptarit nga policia greke. Burime për “Tvklan”, thonë se në vendin ku ndodhi ngjarja janë vendosur forca të shumta policore.

Në kërkim mendohet të jenë rreth 4-5 persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë të shqiptarit të vr.rë në tokën greke pranë kufirit me Shqipërinë. Burimet thonë se policia shqiptare është vënë në dijeni për këtë ngjarje nga homologët grekë. Pas sinjalizimit për bashkëpunëtorët e arratisur të shqiptarit të vr.arë, policitë po krehin zonën dhe ushtrojnë kontrolle të shumta për gjetjen e tyre.

Konkretisht, në tokën greke kontrollet janë shtrirë në fshatin Vissani, kurse në Shqipëri policia jonë po kontrollon në kufirin që ndodhet pranë fshatit Pogoni. Sipas informacionit të mediave greke, një grup shqiptarësh kishin përshkuar rreth 23 kilometra përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë, duke transportuar një sasi kanabisi.

Ata u pikasën nga policia greke që patrullon kufirin jeshil pranë fshatit Vissani dhe u bëri thirrje për të ndaluar. Policia greke njofton se grupi i tr.afikantëve, që dyshohet të kenë qenë rreth 5-6 vetë, hapën zjarr me ar.më. Të shtënave iu kundërpërgjigj policia greke, e cila vr.au një shqiptar. I plagosur lehtë me plagë në dorë mbeti edhe një efektiv grek.

Ndërkohë, pjesa tjetër e grupit të bashkëpunëtorëve të shqiptarit të vr.arë arritën të largoheshin. Dyshohet se ata mund të kenë hyrë sërish në territorin e Shqipërisë nga kufiri jeshil. Për këtë arsye po kryhen kontrolle masive nga policitë e dy vendeve.

Identiteti i shqiptarit të v.rarë nuk dihet ende. Pala greke nuk ka dhënë ende informacion rreth identitetit të viktimës. Ndërsa në vendin ku ndodhi përplasja e a.rmatosur, policia greke thotë se gjeti dhe sekuestroi 10 çanta me rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë.

Loading...