Pas vendimit për emigrantët, aktorja e njohur reagon ashpër ndaj Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur që asnjë emigrant të mos lejohet të hyjë ilegalisht në shtetin amerikan.
Donald Trump është i vendosur të mos lejojë askë të kalojë kufirin përmes Meksikës.

Në rrjete socaile janë shpërndarë imazhe prekëse të emigrantëve (në mesin e tyre shumë fëmijë), të cilët janë sulmuar me gaz lotësjellës nga ushtria amerikane.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në Instagram, aktorja e njohur Eva Longoria ka reaguar ashpër ndaj Trump, duke i thënë ndër të tjera që kjo nuk është Amerika që e njeh.

“Nuk është kjo ajo çka ne jemi si amerikanë. Të lëshosh gaz lotsjellës për fëmijët? Ata nuk janë kriminelë. Janë familje që kërkojnë strehë. Sigurisht që duhet të mbrojmë kufijtë tanë, por duhet të përdorim këto burime për të mbrojtur vendin tonë nga terrorizmi. Kjo është një foshnje me pelena. Çfarë po mendon @realdonaldtrump ?? Këta janë qenie njerëzore. Të përgjërohem t’i trajtosh me dhembshuri dhe t’i trajtosh me dinjitet. Ata po largohen nga vendet e shkatërruara nga droga që është historikisht diçka që vjen nga paqëndrueshmëria që ne kemi shkaktuar. Këto janë fëmijë dhe mama që kërkojnë strehim. Kjo foto më ka thyer zemrën dhe besimin tim në humanizëm”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Loading...