Pasha qofte me salcë veze dhe limoni

Është gjellë shumë e këndshme dimri dhe e dashur për fëmijët. Është e butë pa qenë nevoja për ta shtypur.

Ka ushqime të ndryshme dhe mund të konsiderohet si vakt i plotë, pasi përmban ushqime nga të gjitha grupet ushqimore bazë.

I vetmi grup që lihet mënjanë është ai i perimeve që përfaqësohet nga karrotat, por mund ta shoqëroni këtë gjellë me një sallatë të vogël jeshile.

Përbërësit

Për qoftet:

½ mish p grirë
½ kupë oriz supe
1 e bardhë veze
1 gotë të vogël vaj ulliri
1 qepë të vogël të grirë
majdanoz p grirë hollë

Në tenxhere:

1-1 ½ litra ujë
2 patate të prera në kubikë
3 karrota të prera në feta të holla
3 lugë gjelle vaj ulliri

Për salcën me vezë dhe limon:

2 vezë
2 limona

Përgatitja

Ziej ujin në një tenxhere
Përziej të gjithë përbërësit e qofteve dhe formo toptha të vegjël në madhësinë e një arre
Hidh topthat që bashku me patatet, karrotat, vajin e ullirit në ujin që zien
Ziejini me ngadalë derisa mishi i grirë të jetë zier
Shto pak kripë e piper

Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shto pak lëng të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht.

Hidh përzierjen në tenxhere dhe lëre të ziejë për disa minuta

Loading...