Pashaliman- Zhvillohet stervitja “Joni–19” me ushtarak nga tre shtete te ndryshme.

Forcat speciale të Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për rreth dy javë, u stërvitën bashkërisht në Bazën Detare të Pashalimanit.

Efektivët specialë nga tre vendet, u stërvitën për operacionet ujore, duke praktikuar tema të ndryshme si zhytjet në grup, ecjet nënujore, zhytja në thellësi në kushtet e shikueshmërisë së kufizuar, mësymja nga një mjet lundrues në një tjetër, e shumë e elementë të tjerë.

Përveç praktikës së elementëve të rinj stërvitorë dhe testimit të atyre ekzistues, rëndësi e veçantë iu dha ndërveprimit dhe bashkëpunimit të trupave nga vende të ndryshme, në një mjedis operacional shumëkombësh.

Në përfundim të stërvitjes dyjavore të koduar “Joni 19”, u zhvillua edhe Dita e Vizitorëve të Shquar, ku morën pjesë komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Albert Mullai dhe komandantët e batalioneve speciale të tre vendeve pjesëmarrëse në stërvitje.

Loading...