Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë fluturuar drejt Shqipërisë.
Pas orës 19:00 ata janë nisur nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Tiranës.
Ekipi mjekësor u përcollën në aeroport nga ambasadorja shqiptare, Anita Bitri Lani.
“Falenderova, në Fiumicino, ekipin e mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në Brescia, për punën e bërë, përkushtimin e dëshmuar dhe simpatinë që shpërndanë në pavionet ku kontribuan në luftën kundër COVID19!
Nisen në Shqipëri për të vazhduar shërbimin e tyre” shkruan Ambasadorja.
Mjekët dhe infermierët shqiptarë shërbyen për një muaj në spitalet e rajonit të Lombardisë, rajoni më i goditur në Itali nga Covid-19.
Loading...