Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, publikon një video që tregon se ka nisur puna për pastrimin e të gjitha shkollave, në prag të rikthimit të nxënësve në bankat e shkollës.
Përbri videos, Shahini shkruan se pastrimi, dezinfektimi dhe ajrosja e ambienteve të shkollave janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve nga koronavirusi.
“Të gjithë të angazhuar për kthimin e sigurt të nxënësve në shkolla. Pastrimi i ambienteve të shkollës, dezinfektimi dhe ajrosja e vazhdueshme gjatë procesit mësimor janë disa nga masat për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve👇🏼”, shkruan Shahini.
Loading...