Patozi: Meta mund të jetë në dijeni të një pakti Rama-Basha

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e sheh me dyshim sjelljen politike të ditëve të fundit të presidentit Ilir Meta.

Gjatë emisionit “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ai shtroi dy mundësi pse kreu i shtetit kundërshton aq fortë Kodin e ri Zgjedhor.
“Vë re një axhitim të jashtëzakonshëm të Metës për Kodin e ri. Ose ai dyshon se ka një pakt të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, ose ai mendonte se LSI do të dilte vetëm në zgjedhje dhe ky Kod e penalizon. Se ndryshe nuk shpjegohet mërzitja e presidentit.”

Astrit Patozi deklaroi se sistemin më të mirë zgjedhor Shqipëria e ka provuar në vitin 1992, atëherë kur çdo votë numërohej dhe kishte kuptim, sipas tij.

Ndërsa sa i takon sistemit që kemi aktualisht, Patozi e cilësoi atë më të keqin.

Loading...