Patozi: “Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste”

Bindja Demokratike do të ankimojë në KQZ, 30 qershorin. 

Vendimin e ka njoftuar drejtuesi i saj Astrit Patozi, i cili fajëson Partinë Socialiste se i ka marrë në tavolinë rezultatin Bindjes në një të tretën e territorit.

“Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve”, shprehet Patozi.

Sipas tij, aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga KQZ që Bindja të kishte një sy në administrimin e zgjedhjeve,

“Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës”, argumenton Patozi.

Loading...