Presidenti Ilir Meta është shprehur se patronazhistët kanë prekur pikën e tij të dobët, vajzën e vogël.
Ai u shpreh se dikush i kishte dërguar një lajm jo të vërtetë sikur kishte sulmuar gruan e Damian Gjiknurit, kur në fakt bëhej fjalë për gurunë.
“Patronazhistët më ngacmojnë edhe vajzën e vogël që e kam pikë të dobët. I kishin çuar një lajm sikur unë kisha sulmuar gruan e Damian Gjiknurit.
Më tha babi mos pi më. Jo babi unë thashë guruja e Damianit, jo gruaja. Thuaj babait të qetësohet se paska pirë shumë, i kishin thënë”- u shpreh Meta./LajmiFundit
Loading...