PD i përgjigjet Ramës: S’ke frikë nga koronavirusi, por nga shqiptarët që duan ndryshimin

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës.

Përmes një mesazhi në Twitter, PD-ja thekson se Rama nuk ka frikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!

Loading...