Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video përmes së cilës akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Arben Ahmetajn si dy personat kyç në lidhje me aferën e inceneratorëve.
PD thekson se kryeministri Rama dha miratimin e projektit edhe pse u njoftua se ishte në shkelje të ligjit.
Më tej Partia Demokratike shton se ish-ministri i Financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. “Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.”, shprehet PD.
Postimi i plotë:
Përmes një skeme të mirëorganizuar të qeveritarëve të korruptuar, është planifikuar vjedhja e 430 milionë euro të buxhetit të shtetit me miratimin e Edi Ramës. Pasi edhe pse u njoftua se ky projekt ishte në shkelje të ligjit, ai prapë i dha miratimin.
Ministria e financave nën drejtimin e Canit refuzoi projektin:
– Nuk ka studim fizibiliteti, vlerësim financiar, Procedurë me negociim pa shpallje në kundërshtim me ligjin.
– Ish-ministri i financave u shkarkua se nuk pranoi të bëhej pjesë e kësaj afere. Një ministër e emëron dhe shkarkon kryeministri, prandaj asgjë nuk është bërë pa dijeninë, mbështetjen dhe miratimin e Edi Ramës.
– Ahmetaj miraton kontratën e kundërshtuar nga Cani.
– Ahmetaj lidhje të hershme me Mirel Mërtirin. Ka udhëtuar nga 2012-2019, 12 herë me pronarët e inceneratorëve.
Edi Rama është i korruptuar.
Qeveria e tij është e korruptuar.
Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.
Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!