‘PD-ja gënjen veten me thirrjet e kalamajve’, Rama i përvishet komentuesit: Ju s’ju kanë fare në llogari…

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama i është kthyer me ironi një komentuesi në FB i cili i ka kujtuar se si disa kalamaj e kanë pritur me thirrjet ‘’Rama ik’’ gjatë një vizite.
Rama thotë se argëtohet kur dëgjon kalamaj që i thërrasin ashtu një ‘’dymetroshi’’ si puna e tij. Kryeministri nuk harron të thumbojë PD-në, për të cilën thotë se është katandisur duke gënjyer veten me thirrjet e kalamajve.

Ai në fund thotë se kalamajtë argëtohen me të, kurse të tjerët s’i kanë fare në llogari si të kalojnë e si jo.

Loading...