PD thirrje ndërkombëtarëve: “Liria e medias në rrezik, ndërhyni!”

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm ndaj PD u kërkon insitucioneve ndërkombëtarë të ndërhyjnë për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj gazetarëve.

Ish-deputetja Albana Vokshi dha një deklaratë sot nga selia blu: “Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

Loading...