Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se qeveria ka afat deri të mërkurën për të plotësuar kërkesat e tyre, në të kundërt do të hyjnë në grevë urie.
Ai ftoi të gjithë kolegët, studentët, por edhe qytetarët që t’i mbështesin në këtë kauzë, që në thelb sipas tij ka përmirësimin e arsimit.
“Qeveria nuk i dëgjon kërkesat tona. Qeveria ofron zgjidhje kozmetike. Ka dhe presione që të shuhet kauza jonë e drejtë, është propozuar që protestë të kalojë në trajtën e grevës së urisë.
I lëmë qeverisë dy ditë kohë deri të mërkurën përndryshe, të mërkurën, ora 16:00 të gjithë jemi në shesh. Ftohen të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj”, tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve.
Loading...