Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.
Pas intubimit në spitalin Covid, 47 vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.
Loading...