Deputeti Dashamir Shehi është përballur ashpër sot me pedagogun Arian Curri, ndërsa diskutimi ka degjeneruar në fyerje joetike.
Duke diskutuar rreth braktisjes së vendit nga të rinjtë, Curri u shpreh se situata nuk është aq e zezë siç raportohet për shkak se ka njerëz që lëvizin për shkak se janë ekselentë dhe pretendojnë për më mirë.
Por kjo është kundërshtuar nga deputeti Shehi i cili tha se shqiptarët po ikin sepse kanë probleme dhe se vendi drejtohet nga kriminelë dhe se Curri thjesht po justifikonte Ramën.
Ka është dashur që gazetari t’I thoshte se Shehi duhet t’jua lerë vendin të rinjve.
Ai i tha:
Një nga arsyet kryesore është dhe fakti që ju dhe shokët tuaj nuk pranoni të qarkulloni siç qarkullojnë elitat në të gjithë botën. Po nuk qarkullove ti dhe shokët tuaj atëherë njerëzit do jenë të dëshpëruar. Që kur ke qenë ministër dhe sot që je gati për kryetar bashkie, atë punë ke ti edhe shokët e tu. Zëvendësoni njëri–tjetrin. Unë po bëhem 40 prapë i njëjti ti. Me shumë mundësi edhe në pleqëri ty do të shoh. Është zotësi. Unë po them është fat shumë i madh. Më bëhet qejfi se po të referohet “Portokallia” se je bërë dhe humorist tani, por ideja është këtu. Nuk mund të japësh vetëm akuza për të gjithë njerëzit dhe botën.
Por pasi Shehi e quajti si të dërguar nga Rama, Arian Curi I tha se ka lidhje me të djathtën.
Ai madje e ofendoi duke i thënë:
Ty të ndihet era e alkoolit deri këtu. Më thua mua vegël e vogël e regjimit. S’kam punuar një ditë për shtetin unë. Ti ke që nga ’92-shi ministër dhe do vdesësh në politikë dhe pushtet dhe ta uroj. Jeni një shembull shumë negativ për t’u marrë nga brezat e ardhshëm. Ti je i pavotuar. Mua nuk më ka çuar askush. Ti nuk ke asnjë informacion. Vazhdon në televizion me raki, me turshi, me frigorifer, me lavatriçe. E deklaroj me përgjegjësi të plotë që nuk kam lidhje me Edi Ramën. Ti kryetar i kujt partie je?