Pedagogu shqiptar fiton familjarisht luftën me Covidin: Ja këshillat…

Pedagogu shqiptar, Andrea Nathanaili ka fituar betejën me koronavirusin, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën. Në një postim në rrjete sociale, bën me dije se kaluan 4 javë në karantinë, nga të cilat dy ishin shumë të vështira dhe me agresivitet të ndryshëm tek secili.

“Covid-19 kaloi edhe tek ne! Nuk dimë të themi ku e morëm, sado që kemi qenë të kujdesshëm në masa dhe lëvizje! Por të tre, unë bashkë me Valbonën dhe Junën, kemi ditë që luftojmë me Covid -19. Katër javë në karantinë, nga të cilët… dy kanë qenë më të vështirët. Të tre na zuri në kohë e me virulencë të ndryshme – Valbona me variantin më agresiv dhe të rëndë, Juna pothuaj si një grip i lehtë stinor! Për fat, tani jemi mirë. Pas tamponit të dytë rezultojmë “Negativ”!”, shkruan Andrea Nathanaili në Facebook.
Pedagogu në Universitetin e Tiranës nuk harron të japë këshilla për njerëzit që mund të infektohen duke shpjeguar edhe vonesën e përgjigjes së tamponit: “Këshillat tona: Sigurisht që çdo gjë fillon e mbaron me kujdesin maksimal dhe përdorimin e duhur të maskës.

… fillon me temperaturë! Në shenjat më të para, konsultohuni me mjekun …(na vjen keq që përgjigjet për tamponin vonojnë aq shumë). Antibiotikët, holluesit e gjakut dhe vitaminat ishin baza e mjekimit. Miqtë dhe të afërmit ishin aq pranë, sa u jemi në borxh dhe mirënjohje për jetë!
Nuk do ia kishim dalë pa mbështetjen e tyre! Faleminderit! Me shpresën se kemi fituar imunitetin e duhur, kujdes…!!

Loading...